Lushnjë, fermerët e dëmtuar nga moti kërkojnë dëmshpërblim

2015-09-23 21

Fermerët e fshatrave Hysgjokaj dhe Canakaj në Lushnjë janë përballuar me dëme të konsiderueshme nga ndryshimi i motit.

Shirat e ditëve të fundit të shoqëruara me stuhi ka shkatërruar disa sera bujqësorë në këto fshatra duke çuar dëm mundin e fermerëve.

Këta të fundit pohojnë se mallin e kishin gati për të nxjerrë në treg, por fati këtë herë nuk ishte në anën e tyre.

Fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë që t?i vlerësojë dëmin e shkaktuar, teksa shtojnë se deri më sot veç medieve askush nuk ka shkuar që të kryejë procedurat e verifikimit në terren të dëmeve të shkaktuara.

Fermerët shtojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh atëherë do ngrihen në protesta.