AMA aksion kundër transmetimeve të paligjshme në tregun mediatik

2015-09-23 7

Në kuadër të aksionit kundër paligjshmërisë, daljes në transmetim pa licencë dhe paautorizim, në zbatim të detyrave dhe funksioneve të veta ligjore AMA ka vijuar me inspektimin e veprimtarisë së ofruesve të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizive.

AMA, nisur nga interferencat e shkaktuara në brezin e navigimit ajror ka bërë sekuestrimin e pajisjeve transmetuese të subjekteve Radio Stinët dhe Radio New Planet, të cilat transmetonin në qytetin e Tiranës.

Subjektet e sipërpërmenduar nuk kishin asnjë dokument.

Gjithashtu AMA ka bërë sekuestrimin e pajisjeve transmetuese të subjekti kabllor në fshatin Dritaj, të Njësisë Administrative Qukës, në Qarkun e Elbasanit, si dhe ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e pajisjeve transmetuese të shoqërisë ?Fibernet?sh.p.k. në qytetin e Tiranës, i cili ofronte shërbime audiovizive përmes transmetimit të paketave televizive.

Të gjithë subjektet e mësipërm bënin ofrimin e shërbimeve audio dhe audiovizive pa asnjë dokumentacion të vlefshëm ligjor nga ana AMA-s, pa licencë dhe pa autorizim. Ndaj këtyre subjekteve AMA është duke përgatitur materialin përkatës për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave administrative dhe atyre penale.

AMA thekson se aksioni kundër transmetimeve të kundërligjshme, të palicencuar nga AMA, do të vijojë intensivisht edhe gjatë ditëve në vijim.