Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjermania do të hapë dyert vetëm për ata azilkërkues shqiptarë që plotësojnë kriteret ligjore për tu pajisur me kartën blu. Kjo ishte deklarata e sekretarit gjeramn të shtetit Hasmussen, i cili theksoi se kushti bazë është arsimi tejet i kualifikuar që duhet të kënë aplikantët, për të qenë pjesë e 140 profesioneve me mungesë stafi në Gjermani. Asmussen ishte i qartë kur theksoi se kriteret duhet të plotësohen në Shqipëri.
Asmussen: Për te gjithë këtë kategori njerëzisht ka rrugë ligjore për të ndjekur për të siguruar mundësinë e qëndrimit të tyre në Gjermani që kanë të bëjnë sikurse mund të jetë mundësia e përfitimit të kartës blu të BE-së apo mundësia e gjetjes së një vendi pune në listën e 140 profesionale të munguara apo në të cilat në Gjermani ka mungesa të theksuara. Pra pikërisht edhe ky grup tjetër njerëzisht të cilët shfrytëzojnë mundësitë ligjore për të siguruar të drejtën e tyre qëndrimin në Gjermani janë përzemërsisht të mirëseardhur atje. Në vetëm 8 muajt e fundit kanë kërkuar azil 39 mijë shqiptarë prej të cilëve kanë përfituar vetëm 0.2 %.
Deklaratat u bene gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për pensionet me ministrin e Mirëqenies Sociale Blendi Klosi. Në fokus të marrëveshjes së firmosur mes dy vendeve do të jetë njohja reciproke e kontributeve shoqërore nga dy shtete, nga e cila do të përfitojnë rreth 15 mijë emigrant shqiptarë.
Blendi Klosi: Kjo marrëveshje do të garantojë që personat që lëvizin nga një vend në tjetrin të ruajnë të drejtat e fiturara apo që janë duke i fituar në dy shtetet tona.
Ministri Klosi njoftoi gjithashtus e së shpejti do të konkretizohet edhe binjakëzimi i disa shkollave gjermane profesionale me ato shqiptare, per t?u dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë të hyjne më lehtësi në tregun ndërkombëtar te punes.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/azilantet-asmussen-do-te-pranohen-ata-qe-plotesojne-kriteret-ligjore/