Një ditë para festës së madhe të Kurban Bajramit kanë ardhur edhe urimet e para nga Komuniteti musliman i Shqipërisë si dhe ai Bektashi.
Bujar Spahiu nënkryetar i Komunitetit Musliman ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një mesazhi që bën thirrje për forcimin e lidhjeve mes njëri-tjetrit për një shoqëri më të mirë e më të lumtur shpirtërisht.
Ndërkohë kryegjyshi botëror i bektashinjve Edmond Brahimaj uroi gjithë besimtarët muslimanë që të kenë bekimin e mirësinë e zotit në këtë ditë.
Falja e madhe e Kurban Bajramit do të mbahet nesër në orën 07:10 në bulevardin Dëshmorët e Kombit pranë Hotel Dajtit.