Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiakja e Patosit e paditur në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre, mohon akuzat.
Në një intervistë për Ora News Rajmonda Balili i cilëson konkluzionet e raportit të KLSH si të keqinterpretuara.
Rajmonda Balili: Raporti na ka ardhur me shumë gjëra të cilat ishin interpretuar nga administrata dhe nuk ishin marrë në konsideratë. Është bërë një ballafaqim në KLSH ku administrata nuk është se është lejuar për tu shprehur totalisht për ato që pretendonim.
Sipas Balilit, KLSH, duhet të dëgjojë dhe shpjegimin nga administrata e bashkisë së Patosit, për akuzat e pretenduara.
Rajmonda Balili: Ne bënë observacionet tona dhe menduam se këto do të merreshin parasysh. Në fakt nuk janë lexuar fare observacionet. Përbaltje, sepse askush nuk mund ta kuptojë se çfarë ka shkruar KLSH. Ne kemi konsideruar blerjen e ushqimeve, dhe bazën materiale të kopshtit dhe të cerdheve dhe kemi bërë tenderimin në kushtet e emergjencës, deri në momentin e muajit mars kur na është miratuar buxheti.
Rajmonda Balili është paditur në prokurori së bashku me kryetaren e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe dy juristë të njësisë së prokurimit publik në bashkinë e Patosit, pasi janë vërejtur mospërdorimi i aseteve dhe mosarkëtimi i taksave vendore si dhe shkelje në prokurimet publik në 25 raste.
Sipas KLSH, bashkia e Patosit është përgjegjëse për dëmin ekonomik mbi 8.3 milionë lekë dhe të ardhura të Munguara në Buxhetin e Shtetit mbi 25.8 milionë lekë. Auditimi ëhstë bërë për periudhën Janar 2013- dhjetor 2014.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/akuzat-e-klsh-balili-i-cileson-keqinterpretime-te-degjohen-shpjegimet-e-administrates/