Akuzat e PD, Tahiri: ILDKP nuk më ka kërkuar aktin e shitjes së makinës

2015-09-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri iu përgjigj akuzave të opozitës për përfshirjen e makinës së tij në trafikun e drogës. Ai ka përsëritur se e ka shitur automjetin që në nëntor të 2013, por dokumenti i shitjes nuk gjendet në mesin e dokumenatcionit të tij në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive pasi ky institucion nuk e ka kërkuar.
Saimir Tahiri: Ligji thotë, që nëse ILDKP bën kontroll dhe e kërkon sigurisht që e merr.
Për më tepër, Tahiri ka sugjeruar opozitën që për aktin notterial të shitjes t?i drejtohet ministrisë së Drejtësisë.
Saimir Tahiri: Drejtohuni në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe në Ministrinë e Drejtësisë.
Prej ditësh opozita po sulmon minsitrin Tahiri për përdorimin e makinës së tij në trafik droge nga vëllezërit Habilaj. Akuzat fillimisht janë bërë nga ish-oficeri i lartë i antidrogës Dritan Zagani, por Tahiri i ka hedhur poshtë duke deklaruar se makinën me targa AA 003 GB e ka shitur prej dy vitesh. Ministri i Brendshëm foli pas ceremonisë përmbyllëse të projektit suedezo-shqiptar për policimin në komunitet ku ai pranoi se sfida kryesore vijon të mbetet korrupsioni në radhët e uniformave blu.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/akuzat-e-pd-tahiri-ildkp-nuk-me-ka-kerkuar-aktin-e-shitjes-se-makines/

Free Traffic Exchange