Mamurras, Dy kushërinjtë përplasen për rrjetin e prostitucionit, 1 i vrarë, 4 plagosen

2015-09-23 12

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një person ka mbetur i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasje me armë në Mamurras, ku protagonistë kanë qenë dy kushërinj.
Sipas hetimeve të para, sherri mes tyre ka nisur që në Itali kur ata dyshohet se ishin të përfshirë në rrjetin e prostitucionit. Dorian dhe Enrik Mamli tentuan sot të linin pas të shkuarën dhe të pajtoheshin, por në vend të shtërngimit të duarve, ata kanë shkëmbyer plumba.
Një konflikt mes dy kushërinjëve për pazare të prishura në Mamurras ka degjeneruar në përplasje me armë, duke lënë pas 1 të vdekur dhe 4 të plagosur, nga të cilët një në gjendje të rëndë.
Sipas policisë së Kurbinit, Dorian Mamli, personi që ka mbetur i plagosur, ka qëlluar fillimisht me pistoletë drejt Enrik Mamlit, i cili i është kundërpërgjigjur me kallashnikov.
Nga plumbat kanë mbetur i vdekur Naim Tafa që udhëtonte në të njëjtin automjet me Dorian Mamlin, ndërsa u plagosën Indriz Tafa, Besi Xhetani dhe Altin Çoku, i cili është në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Dyshohet se dy kushërinjtë Mamli kanë qenë të përfshirë në rrjetin e trafikut të prostitucionit në Itali, dhe konflikti mes tyre ka nisur kohë më parë, kur ata jetonin në shtetin fqinj.
Pak para shkëmbimit të zjarrit ata ishin takuar në një lokal të Mamurrasit për t?u pajtuar, por kjo përpjekje ka dështuar.
Ngajrja që u shënua në mes të ditës në qendër të qytetit, ka terrorizuar banorët.
Pas përplasjes me armë, policia ka arrestuar Enrik Mamlin, i cili braktisi mjetin në tentativë për t?u larguar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit mes dy kushërinjve.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/i-ze-prite-me-automatik-ne-qender-te-mamurrasit-1-i-vdekur-4-plagosen/

Free Traffic Exchange