Zyrtarja belge e emigracionit në Shkodër: Nuk japim azil ekonomik

2015-09-23 5

Është e palogjikshme që një vend si Shqipëria shtetasit e të cilës lëvizin lirshëm, ka një fluks të lartë azilkërkuesish. Ka qenë kjo deklarata e drejtueses së zyrës së Emigracionit të Belgjikës, Katy Verzelen gjatë një takimi të zhvilluar në Shkodër. Sipas saj, në Belgjikë nuk ka azil ekonomik dhe shanset për marrjen e tij janë zero.

Është e palogjikshme që një vendi si Shqipëria që ka një regjim të lirë vizash të kërkojë kaq shumë azil në Belgjikë. Ne e kemi theksuar me forcë mesazhin kryesor, nuk ka azil ekonomik. Do të ketë një nivel zero të njohjes së kërkesave për azil dhe personat që e kërkojnë atë do të kthehen qoftë me bazë vullnetarë, qoftë me detyrim.

Më herët gjatë ditës së sotme sekretari i shtetit gjerman, Jorg Asmussen gjatë një takimi me ministrin Klosi u shpreh se mundësia për të fituar azil për arsye jo politik është vetëm 0.2%. Sipas tij ka rrugë ligjore për të ndjekur e për të siguruar mundësinë e qëndrimit të tyre në

Gjermani, ashtu sikurse është mundësia e përfitimit të kartës blu të BE-së apo mundësia ajo e gjetjes së një vendi pune. Asmussen dhe ministri Klosi nënshkruan një marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore për emigrantët.