Avioni i pilotit italian Girogo Riformato i përfshirë në trafikun e drogës nga ajëri Shqipëri-Itali dhe i sekuestruar nga policia pasi theu rrotën gjatë një ulje në plazhin e Divjakës nuk ka patur asnjë difekt në fluturim. Këtë e konfirmoi para gjykatës kontrollori i kullës së trafikut ajror në Rinas, Erion Pipero i cili më 8 maj ka komunikuar dy herë me pilotin italian dhe këtë të mërkurë u pyet në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit.
Erion Pipero me profesion kontrollor trafiku ajror në Rinas ka zbardhur komunikimet me Riformaton, ku sipas tij piloti italian nuk i ka raportuar asnjë defekt në dy komunikimet me kullën. Në dëshminë e tij të dhënë pa praninë e kamerave Pipero shpjegoi se pas orës 13:45 minuta kur ai ka marrë turnin më 8 maj 2014 ka pikasur devijimin e kursit nga aviononi Piper i drejtuar nga riformato, i cili nga drejtimi Rinas-Brindizi po kthehej sërish pas.
I kërkova shpjegim pse po ndryshon kurs, dhe piloti mu përgjigj: "Po testoj avionin?, sqaroi Pipero para togave të zeza.
?Pak minuta më vonë avioni po humbiste lartësinë dhe e pyeta sërish se c?farë po ndodh, por Riformato mu përgjigj mos u shqetëso po bëj uljen për të parë bregdetin?,shtoi kontrollori në dëshminë e tij.
Sipas Piperos këto kanë qenë dy komunikimet e tij me kullën dhe rreth orës 13 e 59 minuta avioni ka humbur nga radari dhe njëherazi është shkëputur dhe komunikimin me pilotin i cili si është përgjigjur thirrjeve të kullës.