Përplasje me armë mes fiseve Tafa dhe Mamli, një i vdekur

2015-09-23 18

MAMURRAS- Një vdekur dhe 4 te plagosur eshte bilanci tragjik i nje konflikti të armatosur new në qendër të qytetit të Mamurrasit. Burrat e dy fiseve janë janë konfliktuar me armë zjarri nga ku 4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre edhe kalimtarë të rastit. Burimet për televizionin bëjnë me dije se përplasja kanë ndodhur mes familjes Tafa dhe Mamli.

Anëtarët e familjes Mamli i kanë zënë pritë familjes Tafa të cilët udhëtonin në automjetin tip benz me targa AA077CN. Nga ky shkëmbim zjarri ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra Naim Tafa dhe të plagosur kanë mbetur Altin Coku 37 vjeç, Besim Xhepani 70 vjeç, Idriz Tafa 59 vjeç dhe Dorian Mamli 31 vjeç. Të plagosurit ndodhen në spitalin e traumës në kryeqytet ku më rëndë paraqitet Altin Coku.

Policia e Laçit ka arrestuar si autor në këtë ngjarje Enrik Mamlin. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov. Ndërkohë mesohet se janë në ndjeke persona te tjere te perfshire ne konfliktin e armatosur. Ngjarja e sotme eshte pasoje e nje konfliki qe ka ndodhur diten e martë ne nje lokal në Mamurras mes Endrik Mamlit, dhe pjestare te familjes tafa. Mamli eshte dhunuar fizikisht dhe duket se per kete ngjarje eshte hakmarre diten e sotme.

Burime për shqiptarja.com shtojnë se konflikti mund të ketë zanafillën në Itali.

Free Traffic Exchange