TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Punëtorëve nr.1 në Tiranë do të riorganizohet, duke përfshirë edhe ndarjen e punonjësve. Në projektvendimin ?Për krijimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit? që pritet të miratohet sot në Këshillin Bashkiak parashikohet reduktimi i punonjësve. Nga 560 punonjës që janë aktualisht në drejtorinë e punëtorëve nr.1, me projektvendimin e ri do të jenë 360.
?Propozohet riorganizimin i Drejtorisë së Përgjithshme të Punëtorëve nr .1. Struktura organizative e këtij institucioni duhet të reduktohet një numër të përgjithshem prej 360 punonjësish?,- thuhet në projektvendim. Burime pranë Bashkisë së Tiranës thanë se 200 punonjësit e tjerë do t?i bashkohen agjencisë së re si dhe nuk do të largohet asnjë nga puna.