Reportazh/ Ja Tirana një ditë pa makina, më e pastër por...

2015-09-22 1

TIRANË - Një pjesë e kryeqytetit mori sot frymë lirisht, pasi në rrugët kryesore të saj u ndalua qarkullimi i automjeteve në shenjë sensibilizimi të ?Ditës Ndërkombëtare pa makina?. Por, nisma nxori në pah problemet e përhershme: trafikun e rënduar sa herë disa rrugë bllokohen dhe në veçanti mungesën e infrastrukturës së nevojshme për të gjithë ata, që edhe në ditët e zakonshme, automjetet i zëvendësojnë me biçikleta. Për pasojë edhe në ditën pa makina është shënuar edhe një incident.

....
Dita Ndërkombëtare pa makina e gjen Tiranën plot me biçikleta dhe kjo është një ditë e veçantë pasi rrallë herë ndodh që Tiranën ta gjejmë të pushtuar nga qytetarët që pedalojnë.