Basha: Zgjedhjet dështuan, qeveria e lidhur me krimin, ta rrëzojmë

2015-09-22 1

Në mbledhjen e sotme të grupit paralamentar të Partisë Demokratike kreu i PD e ka vënë theksin tek zgjedhjet e 21 qershorit për të cilën nuk munguan kritikat dhe akuzat. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij si të lidhur ngushtë me krimin duke bërë thirrje për të dalë e për të rrëzuar pushtetin e dyshes siç e quan ai.

?Në zgjedhjet e fundit u regjistrua përdorimi më masiv i parave të pista për blerjen e votës. Zgjedhjet e 21 qershorit mbetën në klasë dhe kjo, jo vetëm në opinionin e opozitës, por edhe europarlamentarëve më të përkushtuar ndaj Shqipërisë?, deklaroi Basha.

Basha: Buxheti i shtetit 200 milionë dollarë më pak, janë vjedhur
Dyshja Rama-Meta po përdor fushatën ndaj informalitetit me qëllimin për të mbuluar korrupsionin e 200 milionë dollar të qeverisë. Kështu u shpreh në grupin parlamentar kreu i PD-së Lulzim Basha i cili theksoi se buxhetit të shtetit i mungojnë 200 milion ndërsa ekonomia e qeverisë është në baltë.

? 200 milionë dolla më pak se plani që i mungojë, spitaleve dhe rrogave, pensioneve. Evazioni i shkallës së lartë e qeverisë po pa e vënë gishtin të evazionet konkrete. Sot 2 vjet pasi mori qeverinë me bujë kjo qeveri ka humbur buysullën dhe ekonomia i ka lënë në baltë, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Për të mbushur gropën e evazionit dhe korrupsionit prej 200 milionë dollarësh qeveria ka shpallur fuftën kundër informalitetit. Në këto 2 vite niveli i informalitetit është në nivel të lartë. Vidh milion nga dogana dhe tatime dhe tani Ramës i vjen në mendje lufta ndaj informalitetit, me qëllim kryesor për të mbuluar korrupsionin qeveritar prej 200 milionë dollarë ? ? u shpreh basha.

Free Traffic Exchange