Përballja Shqipëri- Serbi, lista e tifozëve do të verifkohet nga policia

2015-09-22 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lista me emrat e të gjithë tifozëve që kanë blerë biletë për përballjen Shqipëri- Serbi më 8 tetor në ?Elbasan Arena? do t?i vihet në dispozicion policisë me qëllim që ajo të këtë mundësi të kryejë verifikimet e nevojshme. Kjo është rënë dakord mes FSHF-së dhe Policisë së shtetit.
Siguria gjatë zhvillit të ndeshjes Shqipëri-Serbi mblodhi sot në një takim kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çalo me kreun e FSHF, Armando Duka.
Në takim u vendos që një grup nga Polica e Shtetit dhe një grup nga Federata Shqiptare e Futbollit të bëjnë riguanicionin e stadiumit dhe të ambienteve përreth duke përcaktuar në vend edhe masat konkrete për gjithë pikat e paraqitura në planin e masave.
Në takim është dhe drejtori për Sigurinë Publike Altin Qato dhe Sekretari i FSHF, Ilir Shulku.
Do forcohet siguria nga toka e ajri
Çako ka theksuar se ndeshja me Portugalinë ishte një test për këtë ndeshje dhe ne do të forcojmë akoma më shumë masat me qëllim që të
parandalojmë çfarëdo lloj incidenti të mundëshëm që mund të ndodhë.
?Policia e Shtetit do të marrë të gjitha masat dhe do të angazhohen të gjithë kapacitetet. Ndeshja me Portugalinë ishte një test për takimin e 8 tetorit me Serbinë. Do të forcojmë masat që të parandalojmë çfarëdo lloj incidenti? mësohet të ketë thënë drejtori i policisë.
?Masat janë të shumëllojshme , nga toka dhe nga ajëri , por i garantoj që të gjithë tifozët se masat e policisë nuk kanë për qëllim të dëmtojnë apo frenojnë tifozët, por kanë për qëllim vetëm të garantojnë mbarëvajtien e kësaj ndeshje duke i ardhur në ndihmë skuadrës tonë kombëtare? është shprehur ai informon zyra e shtypit e policisë.
Njëkohësisht z.Duka ,ka vlerësuar masat që policia kishte marrë në ndeshjen me Portugalinë duke shprehur dakortësinë për forcimin e mëtejshëm të këtyre masave , gjithmonë në funksion të mbarëvajties së ndeshjes .


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/perballja-shqiperi-serbi-cako-do-parandalojme-cdo-lloj-incidenti/

Free Traffic Exchange