Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një punëtor ndërtimi në qytetin e Korçës ka humbur jetën, pasi u rrëzua nga skela e katit të dytë të një ndërtese ku punonte.
Sofokli Katro humbi jetën aksidentalisht paraditën e së martës, ndersa ishte duke punuar në një ndërtesë në rikonstruksion e sipër që i përket spitalit të qytetit.
Sipas hetimeve të para të policisë, 55-vjeçari Katro humbi jetën pasi u rrëzua dhe përfundoi me goditje në pjesën e kokës gjatë rënies në tokë. Vdekja e punëtorit ka qenë e menjëhershme në vendin e tij të punës.
Tre punëtorë të tjerë që punonin për rikonstruksionin e ndërtesës, si dhe tetniku i firmës së ndërtimit janë marrë në pyetje nga policia për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Sipas të dhënave, punëtori që humbi jetën ka qenë i siguruar, por kushtet e sigurimit teknik po verifikohen nga policia.
Nga hetimet e para nuk është qartësuar nëse punëtori kishte apo jo në kokë kaskën mbrojtëse, në kohën që është rrëzuar nga skela.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bie-nga-nga-kati-i-dyte-i-nderteses-ku-punonte-humb-jeten-puentori-i-ndertimit/