Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës, opozita godet me vezë Mustafën

2015-09-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tensione, teksa deputetë të opozitës goditën kryeministrin Mustafa ndërsa raportonte mbi marrëveshjet e fundit në Bruksel.
Ka qenë pikërisht momenti kur Mustafa nga foltorja u shpreh se marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kur në drejtim të tij kanë lëshuar vezë nga deputetë të VV, AAK dhe Nismës.
Forcat e sigurimit kanë ndërhyrë menjëherë, duke i vënë në dispozicion Mustafës dhe një çadër për mbrojtje.
Me gjithë ndërhyrjet e kryeparlamentarit Kadri Veseli, situata ka qenë e pamenaxhueshme andaj ai ndërpreu për 10 minuta seancën.
Veseli përsëriti disa herë të vetmen fjalë: ?Turp, turp, turp?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/nderpritet-seanca-e-kuvendit-te-kosoves-opozita-godet-me-veze-mustafen/

Free Traffic Exchange