Kukës, rrëshqitje dherash në disa rrugë nga reshjet e 24 orëve të fundit - Ora News

2015-09-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshimi i motit gjatë ditës së djeshme, ka sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërkohë që në disa akse rrugore reshjet kanë sjellë rrëshqitje të dherave e gurëve.
Ekspertë të Shtabit të Emergjencave Civile thonë se situata e krijuar ka kërkuar ndërhyrjen e kompanive që pastrojnë rrugët.
Abdulla Domi: ? Ka pas shkarje të gurëve në disa rrugë, me angazhimin e firmave janë pastruar. Edhe në disa segmente të shkurta të Rrugës së Kombit ka pasur rënie gurësh, por edhe aty janë pastruar. Situata në përgjithësi në gjithë qarkun është normale dhe e kalueshme?.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kukës ra një sasi e madhe reshjesh, të cilat sollën edhe bllokimin për disa orë të rrugëve të qytetit.
Tashmë, me uljen e temperaturave dhe ardhjen e shirave, vjeshta ka trokitur në Kukës, Has e Tropojë.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kukes-rreshqitje-dherash-ne-disa-rruge-nga-reshjet-e-24-oreve-te-fundit/

Free Traffic Exchange