Urdhri:Ministrat të marrin leje te Bushati për vizitat jashtë vendit

2015-09-22 2

TIRANE - Ministrat dhe zëvendësministrat duhet të marrin leje nga Ministria e Jashtme për takimet jashtë vendit. Në Urdhrin e ri të kryeministrit Rama, që mban numrin 734 të datës 9.9.2015, është kërkuar gjithashtu që për çdo rast të bëhen konsultime me Ministrin e Jashtëm për vizitat por dhe për intervistat jashtë vendit. Urdhri vjen pak muaj pas një shkrese që Rama u kishte nisur ministrave në të cilën nënvizonte se ata po bëheshin qesharak në sy të diplomatëve.

?Vizitat zyrtare dhe të punës të anëtarëve të Këshillit të Ministrave jashtë shtetit zhvillohen me miratimin e Kryeministrit, pasi ministri i Punëve të Jashtme të jetë shprehur me shkrim. Kërkesa për miratimin e vizitës i drejtohet, njëkohësisht, Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Anëtarët e Këshillit të Ministrave, brenda çdo tremujori, paraqesin me shkrim, pranë Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, planin e vizitave jashtë vendit për tremujorin në vazhdim?, thuhet në urdhrin e Ramës.

Por në rastin e vizitave urgjente, sërish duhet që të vihet në dijeni ministri Bushati.

?Në rastin e vizitave urgjente të punës, të paparashikuara, të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, miratimi u jepet drejtpërdrejt nga Kryeministri, mbështetur në kërkesën e tyre. Ministria e Punëve të Jashtme vihet në dijeni, në çdo rast, për realizimin e këtyre vizitave?, thuhet në vendim I cili tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare. Po ashtu dhe pas kthimit nga vizitat ministrat dhe zëvendësministrat duhet të paraqesin një relacion mbi ecurinë e vizitave.

?Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, të institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, për veprimtaritë ku marrin pjesë dhe bisedimet që realizojnë me personalitete të huaja, brenda dhe jashtë vendit, të dërgojnë, brenda 7 (shtatë) ditëve pune nga data e përfundimit të veprimtarisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Kryeministri, një relacion. Relacioni duhet të përmbajë të dhënat për qëllimin dhe objektin e veprimtarisë, për ecurinë e bisedimeve dhe për rekomandimet përkatëse për çështjet e diskutuara. Për çështje të rëndësishme ose urgjente, Ministria e Punëve të Jashtme mund të kërkojë dorëzimin e relacionit edhe brenda një afati më të shkurtër?, thuhet në Urdhër.

Po ashtu pikë koordinimi mes ministrive dhe ambasadave do të jetë Ministri Bushati.

?Ministritë, institucionet qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit vendor, komunikojnë zyrtarisht me misionet diplomatike të Republikës së Shqipërisë, të akredituara jashtë vendit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme. Institucionet e lartpërmendura komunikojnë drejtpërsëdrejti me përfaqësuesit e tyre në misionet diplomatike të Republikës së Shqipërisë, për çështje brenda fushës së përgjegjësisë së tyre, duke vënë në dijeni kreun e misionit diplomatik. Ministritë, ...