Burg vëllait të kryebashkiakut Zotkaj “S'e dija që kisha drogë në biznes”

2015-09-22 15

BERAT - ?Droga e gjetur në biznesin tim nuk ka lidhje me mua, policia ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të mi që ata të pranonin që droga është e imja?. Kjo ka qenë dëshmia para togave të zeza në Gjykatën e Beratit e Artur Zotkajt, vëllait të kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotkaj, i cili u arrestua më 18 shtator së bashku me tre bashkëpunëtor të tjerë.

Pavarësisht se Artur Zotkaj ka pohuar se sasia prej 19 kilogramë marijuanë e gjetur në biznesin e tij privat nuk i përket atij, gjykatësi, Kostika Cobanaqi ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ?arrest me burg?

"Nuk kam fare dijeni për drogën,nuk kam qenë në dijeni çka ka pasur në biznesin tim dhe në makinën time. Drogën mund ta ketë vendosur kushdo. Policia ka goditur kunatin tim, rojen e karburantit Abedin Nurellari, i cili është invalid dhe e ka detyruar atë më dhunë të pohojë se droga ka qenë në emrin tim. Nëse dalin shenjat e gishtave të mi në qeset me Cannabis,j am dakord të bej burg,siç e parashikon ligji", ka pohuar Artur Zotkaj në fjalën e tij.

Avokati i Zotkjat Agron Isufaj e ka cilësuar sit ë paligjshëm arrestimin e klientit të tij, duke pohuar se sasia e drogës nuk i përket Artur Zotkajt dhe ka kërkuar masë më të butë sigurie.

Më herët gjykata ka dhënë masën e sigurisë ?arrest më burg? për Kreshnik Hysenbelliun, Destared Allko dhe Abedin Nurellarin, të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.