Reforma në Drejtësi/ PD prezanton platformën, ja 300 rekomandimet

2015-09-22 0

Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme platformën e saj për reformën në drejtësi. Në fjalën e tij, Enkelejd Alibeaj tha se selia blu ka punuar gjatë gjithë verërs për këtë platformë që siç tha ai ka marrë parasysh rekomandimet dhe standartet më të mira të ndërkombëtarëve. Alibeaj theksoi se në të janë parashikuar rreth 300 rekomandime që synojnë të përmirësojnë sistemin e drejtësisë duke e bërë në të njëjtën kohë më të pavarur dhe më të përgjegjshëm.

Sipas tij, reforma në drejtësi duhet të jetë sektoriale, ku ndryshimet kushtetuese nuk duhet të zhbalancojnë sistemin. Kjo sipas tij nënkupton që reforma në drejtësi nuk duhet të tejkalojë Kushtetutën e vendit, por të jetë në përputhje me të. Për Alibeajn, kur themi reformë në drejtësi nënkupton të reformohet sistemi dhe jo njerëzit.

?Reformimi i sistemit gjyqësor duhet të arrihet përmes rritjes së pavarësisë dhe përgjegjshmërisë. 300 rekomandime të hartuara sipas metodës ?SMART?, rekomandime specifike. Prej këtyre 300 rekomandime, rreth 60 i përkasin nivelit kushtetues. Pjesa tjetër i përkasin zbërthimit në nivele ligjore të këtyre rekomandimeve. Në hartimin e sj vlerësuam pikëpamjen logjike të saj. Menduam se kjo platformë do të jetë plotësuese e dokumentit analitik të Komisionit të Ligjeve. Na rezutoi se dokumenti analitik nuk bazohej në informacione të sakta. Madje shpesh në këtë dokument vihen re pasaktësi. Dy çështje ishin ato që vlerësuam, këto rekomandime a janë të tilla që adresojnë të gjitha difektet në dokumentin e parë? Dhe së dyti nëse këto rekomandime i përmbahen standarteve ndërkombëtare.

Free Traffic Exchange