PD: Po ndryshimeve kushtetuese, por jo formulës së zgjedhjes së Presidenti

2015-09-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike është pro ndryshimeve kushtetuese por rekomandon mos ndryshimin e formulës së përzgjedhjes së presidentit të Republikës.
Nga selia e PD-se, Partia Demokratike po prezanton platformën e saj me rreth 300 masa dhe rekomandimet për Reformën në Drejtësi.
Alibeaj foli për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë por është kundër ndryshimit të Presidenti të cilat sipas tij duhen trajtuar si çështje periferike në drejtësi.
Alibeaj: ? Lidhur me presidentin konsiderojmë se reforma në drejtësi është sektoriale dhe si e tillë nuk duhet të synojë reformimin e të gjithë organizizimit shtetëror dhe kushtetues. Çdo zgjidhje tjetër mbart rrezikun për nevojën e rishikimit të tre pushteteve. Sjell nevojën për një kushtetutë të re. Për këtë arsye normat kushtetuese të Presidentit të Republikës duhen trajtuar si çështje periferike në drejtësi, për atë pjesë që kompetencat e tij lidhen me sistemin e drejtësisë. Për këtë shkak rekomandojmë që të mos ndryshojë formula e përzgjedhjes së presidentit të Republikës. Formulë me shumicë të cilësuar e pasuar me një mekanizëm zhbllokues.?


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-demokratet-pritet-te-prezantojne-sot-300-propozimet-e-tyre/