Moti me shi, Shkodër, përmbytet pallati i sportit - Ora News- Lajmi i fundit

2015-09-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë mjaftuar pak orë reshje që pallati i sportit ?Qazim Dervishi? të përmbytet, e dyta brenda pak muajsh. Shkak janë bërë bllokimi i kanalizimeve nëntokesore, gjë që ka sjellë edhe shpërthimin e ujrave të zeza.
Ndikim kanë patur edhe punimet në stadiumin ?Loro Boriçi?. Kjo përmbytje anulloi edhe ndeshjen miqësore me Pejën e Kosovës në basketboll.
Trajneri Bledar Gjecaj e sheh me shqetësim edhe për të ardhmen këtë situatë të krijuar.
Për çudi as bashkia dhe as klubi Vllaznia deri më sot nuk kanë reaguar edhe pse problemi ka pasoja prapavepruese. Me këtë përmbytje pezullohen të gjitha lojrat dhe stërvitjet e ekipeve me dorë të Vllanzisë.
Përmbytje edhe në Kukës.
Intesiteti i reshjeve të shiut shkaktoi përmbytje edhe në rrugët kryesore të qytetit të Kukësit, duke krijuar veshtiresi ne qarkullim. Situata përsëritet sa herë ka reshje dhe probleme me sistemin e kanalizimeve, apo pusetave të bllokuara.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-permbytet-pallati-i-sportit-anulohet-miqesorja-e-basketbollit-me-pejen/

Free Traffic Exchange