Aksioni kundër informalitetit: 33 mld lekë xhiroja e deklaruar- Ora News- Lajmi i fundit

2015-09-22 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nisja e aksionit kundër informalitetit ka rritur ndjeshëm numrin e bizneseve të cilat i kanë hyrë rrugës së formalizimit.Ministria e Financave bën me dije se gjatë periudhës 7-18 shator, grupet e përbashkëta kanë ushtruar 36,372 kontrolle tek subjektet dhe kanë konstatuar shkelje tek rreth 11% e tyre. Nga kontrollet shkeljet më të mëdha janë mospasja e kasës fiskale dhe e faturave të mallit
Tirane- Aksioni kundër informalitetit ka detyruar bizneset që ti futen rrugës së formalizimit. Ministria e Financave ka prezantuar rezultatet e këtij aksioni nga të cilat konstatohet se numri i bizneseve të regjistruar është disa fish më i lartë krahasuar me një vit më parë.
Sipas ministrisë së Financave deri në datën 18 Shtator, janë regjistruar 11,055 biznese.
Vetëm gjatë periudhës 7-18 shator mësohet se janë realizuar 36,372 kontrolle tek subjektet dhe janë konstatuar shkelje tek rreth 11% e tyre.
Shkeljet më të mëdha konsistojnë në mospasjen e pajisjes fiskale dhe në mospasjen e faturave për mallin e inventarizuar.
Punonjës të pa deklaruar janë konstatuar në 574 raste.
Ministria e Financave bën me dije se për periudhën 1 Korrik-16 Shtator 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, është gati 3-fishuar numri i pajisjeve të reja fiskale që raportojnë në sistemin e tatimeve.
Po ashtu është rritur me rreth 26 milionë numri i kuponëve tatimorë të lëshuar prej pajisjeve fiskale, ndërkohë që është shtuar me rreth 33 miliardë lekë ose (40.4%) sasia e xhiros së deklaruar gjatë kësaj periudhe nga pajisjet fiskale.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/aksioni-kunder-informalitetit-33-miliarde-leke-sasia-e-xhiros-se-deklaruar/