Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kohën kur marrëdhniet mes politikës shqiptare dhe OSBE-së janë lëkundur ndjeshëm ditët e fundit, Shqipëria ka mbetur pa përfaqësues diplomatik në selinë qëndrore të OSBE-së në Vjenë.
Kjo pasi Ambasadorit shqiptar në OSBE, Spiro Koçi, i ka përfunduar mandati në krye të selisë diplomatike që në dhjetor të 2014.
Nëpërmjet një kërkesë të posaçme për Ministrinë e Punëve të Jashtme, diplomati Koçi ka kërkuar zëvendësimin e tij, duke shprehur shqetësimin se mandati i tij katër vjeçar ka përfunduar prej muajsh dhe se është duke ushtruar detyrën e tij në kundërshtim me ligjin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-pa-ambasador-ne-osbe-i-ka-mbaruar-mandati-nishani-sdekreton-shkarkimin/