Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dëshmi unikale të historisë së Luftës së Parë Botërore në trojet e Ballkanit erdhën për publikun përmes 41 fotove në ekspozitën "Tërheqja e Madhe".
Në Galerinë Kombëtare të Arteve për herë të parë për publikun përmes fotove u prezantua historia e tërheqjes së Armatave Serbe nëpërmjet maleve shqiptare në dimrin e vitit 1915.
Ekspozita, e cila përmes fotove përcolli dëshmi unikale të historisë së Luftës së Parë Botërore erdhi për publikun e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Serbisë dhe Konsullatës Austriake të Shkodrës.
Për Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, ekspozita është një projekt i nisur prej kohësh, ndërkohë që prioritet vazhdon të mbetet ishulli i Sazanit që për këtë sezon tyuristik ka shënor rreth 7000 vizitorë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lufta-e-pare-boterore-agjencia-e-bregdetit-ekspozon-per-here-te-pare-fotot/