TIRANË- Zgjatimi i bulevardit të Tiranës ka sjellë sërish protesta. Këtë herë bëhet fjalë për tregtarët që shesin mallrat ë përdorura të cilët kundërshtojnë prishjen e tregut për zgjatimin e bulevardit.
Në një protestë para tregut ata pretendojnë se po bëhen prishje selective dhe kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj si dhe gjetjen e një tjetër tregu.Tregu pranë stacionit të Trenit në Tiranë nuk administrohet nga bashkia por tregtarët paguajnë qeranë tek pronarët e tokës.
Edhe me heret pronarë të tokës kanë protestuar kundër projektit të zgjatimit të bulevardit.