Qeveria nuk mbledh të ardhurat e planifikuara nga tatimet dhe doganat

2015-09-22 1

Edhe pse rishikoi buxhetin në muajin korrik, qeveria përsëri nuk arriti të mbledhë të ardhurat e planifikuara nga tatimet e doganat. Sipas treguesve buxhetorë, të sapo publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e munguara për muajin gusht në total arrijnë 25 milionë dollarë. Totali i të ardhurave, edhe pas aktit normativ të qeverisë rezulton 1.1% më i ulët nga buxheti i rishikuar.

Përgjegjës kryesorë për mosrealizimin janë tatimet e doganat. Të ardhurat nga Administrata tatimore në gusht rezultojnë 0.5% më të ulëta se plani, ose minus 1.1 miliardë lekë. Me rënie më të dukshme është edhe treguesi të ardhura nga tatimet e doganat, mosrealzimi I të cilave është 1.6 miliardë lekë. Tatimi mbi vlerën e shtuar përsëri ndikoi negativisht në të rdhurat buxhetore, duke qenë se u arkëtuan nga kjo taksë 1.2 miliardë lekë më pak se plani I rishikuar në gjysmën e vitit.

Gjithësesi, pavarësisht mosrealizmit edhe pas rishikimit të buxhetit, të ardhurat rezultojnë dukshëm më të larta krahasuar me një vit më parë. Në gusht 2015 totali I të rdhurave është 5.1% më I lartë ose 100 milionë doollarë më shumë se të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ulje të dukshme kanë shënuar për 8 mujorin edhe shpenzimet buxhetore, të cilat rezultojnë 2.9% më të uleta se palnifikimi. Dicka e tillë ka sjellë uljen e deficcitit buxhetor, i cili në gusht rezulton me rënie në masën 23.7%, ose rreth 45 milionë diollarë më pak.