ELBASAN- Mbi 100 tregtarë të tregut të fruta perimeve në Elbasan i kanë vënë kycin aktivitetit të tyre për të protuestuar kundër vendosjes së kasës fiskale dhe taksave si biznes i vogël.
"Ne kemi fëmijë në shtëpi, këto fëmijët tonë kush do i ushqejë. Unë shkoj atje dhe ndeshem me policin, polici thotë nuk lejohet këtu. Ku do na mbajnë, të iki në shtëpi tani jam vetë i katërt me çfarë do ushqehem, asnjë lloj ndihmë ekonomike nuk marr"- shprehet tregtari
Tregtarët shprehen se masat që po kërkohen nga administrata tatimore brenda një periudhe të shkurtër po i con drejt falimentimit. Kryesisht biznesi i vogël kërkon lëshime për mallrat që i disponojnë pa faturë të origjinës prje 10 vjetësh nëpër magazina.