Shkodër, “Mbretëresha Geraldinë” rikonstrukton shtëpinë e fëmijës

2015-09-22 3

Qendra e zhvillimit ditor në Shkodër ka marrë një pamje të re në mjediset e saj të brendshme, falë një rikonstruksioni të pjesshëm.

Ka qenë ndihma e fondacionit ?Mbretëresha Geraldinë? që solli këtë ndryshim për qendrën e cila u vjen në ndihmë 100 fëmijëve me probleme të theksuara shëndetësore.

Duke ju referuar situatës aktuale ku stafi i qendrës është shkurtuar me thuajse 50%, Zahari drejtoi edhe një lutje ndaj pushtetit vendor dhe atij qendror.

Përballë kësaj kërkese, kryebashkiakja Voltana Ademi premtoi zgjidhje dhe madje futjen e një modeli të ri për këto qendra.

Projekti ka përfshirë restaurimin e plote te sistemit hidrosanitare të qendrës, mensën dhe disa ambiente të tjera. Në këtë qendër janë rezidente të përhershëm 50 fëmijë dhe rreth 50 fëmije të tjerë janë ditore.