Ministri Klosi: Shërbimi Kombëtar i Punësimit 'lidh' të rinjtë me bizneset

2015-09-22 1

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë hedh një hap konkret për të punësuar nxënësit e shkollave profesionale. Shërbimi kombëtar i punësimit do të shërbejë si një urë lidhëse mes nxënësve dhe bizneseve. Projekti konfirmohet për televizionin tonë nga ministri Blendi Klosi.

Sipas Klosit të rinjtë që kanë zgjedhur arsimimin profesional do të kenë një mundësi më shumë për punësim falë bashkëpunimit të shkollave profesionale me shërbimin kombëtar të punësimit.

Ndërkohë Ministria e Mirëqenies sociale dhe Rinisë pritet të zgjedhë së shpejti drejtorin e ri të shërbimi kombëtar të punësimit që do të zëvendësojë drejtorin e dorëhequr Genci Kojdheli.