Pensionet, sa lekë do të përfitohen sipas viteve të punës

2015-09-22 6

TIRANE- Të moshuarit që do të dalin në pension gjatë viteve të ardhshëm u duhen 35-36 vite kontribute për ta marrë të plotë përfitimit. Ndërsa duke filluar nga viti 2029 për të marrë pension të plotë u duhen 40 vite kontribute.

Kjo do të thotë se nëse një i moshuar ka rreth 40 vite kontribute atëherë do të përfitojë një pension nga 15-24% më të lartë. Kjo për shkak të favorizimit që jep formula e re e pensioneve, ku parashikon se ?I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute?.

Pra, nëse një pensionist në rastet kur ka 40 vite kontribute me pagë mesatare 25 mijë lekë dhe del sot në pension atëherë do të përfitojë 16 750 lekë, plus shtesën prej 24%, për shkak se janë rreth 48 muaj kontribute që janë paguar, pasi ka plotësuar vitet e kërkuara. Kjo do të thotë se pensioni i tij ose i saj do të jetë rreth 20 700 lekë, pra rreth 4 mijë lekë shtesë çdo muaj që merret për shkak se keni vazhduar të derdhni kontribute. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pagat e tjera, ku shtesa është akoma më e madhe.

Free Traffic Exchange