Dy shqiptarë 34 dhe 48 vjeç kanë përfunduar në pranga nga aksioni i policisë greke ku u shkatërrua një bandë e trafikut të drogës. Autoritetet helene kanë shpallur në kërkim një tjetër shqiptar ndërsa pas hekurave ka përfunduar edhe një shtetas rumun.
Specialistët e sektorit të antidrogës gjatë kontrolleve në banesa kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 283 kg kanabis çokollatë, 41 kg kanabis sativa
- disa doza kokainë dhe heroinë, 2 makina, 1 motor
- 8810 Euro, rreth 50 mijë Lekë, para turke dhe stërlina
Droga është sekuestruar në qytetin Voula të Greqisë ndërsa vlera e saj përllogaritet në rreth 2.5 milionë euro. Policia njofton se trafikantët vepronin brenda territorit grek ndërsa po punohet për arrestimin e personit të shpallur në kërkim.