Lirimi i hapësirave publike, tregtarët në vështirësi:Bashkia të na gjejë treg

2015-09-22 0

Lirimi i hapësirave publike nga Bashkia e Tiranës ka vënë në vështirësi financiare familjet që ushtronin aktivitet tregtar në zona të ndryshme të kryeqytetit.

I tillë është edhe rasti i kësaj zone në Rrugën e Dibrës e cila disa javë më parë përdorej si treg.

Tregtarët nuk kundërshtojnë këtë nismë të bashkisë, por kërkojnë që tiu gjendet një tjetër vend ku të ushtrojnë aktivitetin e tyre për të cilin deklarojnë se kanë paguar të gjitha detyrimet tatimore.

Lirimi i hapësirave publike nisi pas marrjes së detyrës së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj. Aksioni nisi fillimisht nga njësia numër 5 dhe po vazhdon në njësitë e tjera.

Free Traffic Exchange