PD: Dorëhiqu! Tahiri: Faleminderit që i bëni jehonë suksesit të policisë

2015-09-22 0

TIRANE - Partia Demokratike ka kërkuar sërish dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe dorëzimin e tij para drejtësisë. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka nga zyrat e PD ka hedhur përsëri akuza ndaj Tahirit, si një zyrtar të lidhur me bandat e trafikimit të drogës.

Sipas Nokës, ministri i Brendshëm bashkëpunon me krimin duke u dhënë makinën trafikantëve, pastaj bën deklarime të rreme se makinën nuk e ka më në zotërim, sipas tij, duke fshehur pasurinë dhe duke bere evazion fiskal.

?Saimir Tahiri nuk u kishte dhënë atyre thjesht makinën, të gjithë jemi të qartë. Bashkë me makinën personale, u kishte dhënë imunitet, u kishte hapur rrugët, u kishte hapur dyert. Trafikantet me makinen e ministrit bënin çtë donin dhe kudo ku kalonin vetem nderoheshin nga punonjesit e policise?, - tha Noka.

Noka shton se ?kemi arritur në ditën kur ministri është vetë zot vetë shkop, vetë ligj e vetë Maliq së bashku, në ditën kur përdhoset shteti nga ai që e kemi ministër të Brendshëm?.

Për këto akuza, Ministria e Brendëshme ka reaguar duke falenderuar PD për konferencat e saj ku i bën jehonë sukseseve që po shënon policia e Shtetit. Në deklaratën e saj MB shprehet se SHQUP-i po përçon tek shqiptarët mesazhin se: Koha e të fortëve të veshur me pushtet apo e të paprekshmëve për shkak të lidhjeve me pushtetin, ka vdekur bashkë me pushtetin e korruptuar të Sali Berishës.?.

Reagimi i plote i Ministrise se Brendshme
Nuk ka mbetur asgjë tjetër përveçse ta falenderojmë Partinë Demokratike që me konferencat e saj të përditshme për të përbaltur sukseset e Policisë së Shtetit, në fakt i bën jehonë këtyre sukseseve që po shënojnë një kthesë historike në rrugën e ndërtimit të shtetit modern europian shqiptar.

Falenderimet tona janë edhe më të veçanta, kur PD i bën jehonë goditjeve me zero tolerancë ndaj çdokujt që nën kostumin e pushtetit të maxhorancës apo i lidhur në cilëndo mënyrë me përfaqësuesit politik të maxhorancës, goditet me forcën e ligjit për shkeljen e ligjit.

Urojmë që Partia Demokratike të mos pushojë asnjë ditë në këtë përpjekje të dëshpëruar për të, por të mirëseardhur për qeverinë tonë, e cila edhe falë konferencave të baltës së SHQUP-it, përçon tek shqiptarët mesazhin e saj kryesor: Koha e të fortëve të veshur me pushtet apo e të paprekshmëve për shkak të lidhjeve me pushtetin, ka vdekur bashkë me pushtetin e korruptuar të Sali Berishës.

Kjo është koha e Rilindjes së besimit të shqiptarëve tek Shqipëria dhe shteti europian i shqiptarëve.