Informaliteti, PD propozon amnisti për bizneset, Cara: Gati drafti në Kuvend

2015-09-22 7

TIRANË - Demokratët do t?i propozojnë Kuvendit që i vjen në ndihmë biznesit duke propozuar amnisti për të gjithë mallrat e paregjistruara. Në kuadër të aksionit të qeverisë ndaj informalitetit, deputeti i Partisë Demokratike Igli Cara zbardh nismën e opozitës që u jep kohe bizneseve deri më 1 janar të regjistrojnë produktet që nuk janë të tilla.

?Një mënyrë që biznesi edhe në ato rastet kur ka një dokumentacion gabim apo ka një mall inventar të padeklaruar t?i jepet mundësia që brenda datës 31 i 12-ti ta deklarojë se fundja fare dhe shteti, vetë qeveria shqiptarët do të marrin tatime nga ky mall që do deklarohet dhe nuk kemi asgjë të keqe pra e kthejmë e bëjmë formal një biznes që mund të ketë dhe gabim?, - shprehet Cara.

Deputeti i djathtë pranon se fajtorë për shkallën e lartë të informalitetit në biznese janë të gjitha qeveritë në 25 vite. Por ndonëse mbështet aksionin kundër informalitetit Igli Cara thotë se ai po bëhet selektiv nga qeveria dhe kjo është e papranueshme.

?Të gjithë ne kemi prodhuar këtë ekonomi. Kemi prodhuar këtë sistem fiskal që nga '90 deri në 2015. Këto aksione të tatimorëve këtë tregojnë që penalizojmë të gjitha ato që nuk kanë përkrahjen e kësaj qeverie. Ne jemi pro, stimulojmë këtë qeveri që ti vendosi të gjithëve kasat fiskale por kjo nuk do të thotë absolutisht që edhe në këtë aksion të bëhet mënyra selektive pra të shihen ca të nënës e ca të njerkës?, thotë Cara.

Nëse qeveria flet për rezultate konkrete pozitive në këtë aksion, Igli Cara ka një përgjigje për këtë.

?Kemi 2 vjet që themi që informaliteti në Shqipëri është rritur dhe qeveria na është hedhur kundër. Fakti që kemi një rritje të numrit të biznesit që regjistrohen tregon që ne këto 2 vjet kemi pasur drejtë?.

Prej më shumë se dy javësh qeveria ka nisur aksionin kundër informalitetit në biznese.

Free Traffic Exchange