TIRANE- Qeveria ka miratuar Rregulloren e Policisë së Shtetit në të cilin përcaktohen rastet e shkeljeve të rënda disiplinore të cilat shkojnë me masën nga ulja në gradim, pezullim në gradim dhe deri në përjashtimin nga forcat e rendit.
Janë 34 raste të parashikuar si shkelje të rëndë të disiplinës dhe sjelle diskretituese. ?Shkelje e rëndë disiplinore konsiderohet veprimi ose mosveprimi i punonjësit të Policisë, punonjësit që bashkëpunon me të, ose atij që nxit kryerjen e shkeljeve, që ka sjellë pasoja të rënda dhe është kryer në kushtet e rrethanave rënduese?, thuhet në nenin 204 të rregullores. Po ashtu mosbindja, korrupsioni dhe sjellja diskredituese dhe nxjerrja e informacionit cilësohet shelje e rëndë.