Më shumë investime dhe vëmendje do të shkojë për komunitetin rom nga ana e qeverisë. Ky premtim u dha nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi teksa inauguroi Qendrën Ndërkulturore për këtë komunitet në Korçë. Sipas Klosit pikë kyçe është afrimi i romëve dhe egjiptianëve në arsimin profesional.
Ndërsa nga shkolla profesionale TIK ?Fan S.Noli? ministri vuri theksin e veçantë se duhen kthyer sytë tek arsimi profesional, aty ku po shohin edhe investitorët e huaj për të gjetur fuqi punëtore. Ministri i Mirëqenies inauguroi në këtë shkollë dy laboratorë mësimorë.