Prokurori shqiptaro-amerikan, Gjon Juncaj do të asistojë hetimet e zyrtarëve të lartë - Ora News

2015-09-18 13

Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ky është, Gjon Juncaj, eksperti i misionit të OPDAT të SHBA, i cili do të ofrojë ekspertizën e drejtpërdrejtë mbi çështjet e korrupsionit për zyrtarët si dhe hetimit pasyror pranë njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme thanë për Ora News se prokurori shqiptaro-amerikan ka filluar punën e tij në datën 11 shtator. Të njëjtat burime pohuan se të premten e javës së kaluar Juncaj ka qenë sëbashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla në njësinë antikorrupsion gjatë prezantimit të prokurorëve të rinj.
Gjon Juncaj një ditë më parë u shfaq në krah të Ambasadori të SHBA-së, Donald Lu, gjatë takimit që ky i fundit pati me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Eksperti i misionit OPDAT prej gati 15 vjetësh shërben pranë Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme në zyrat e këtij departamenti që prej vitit 2001.
Aktualisht, Njësia Antikorrupsion numëron rreth 400 raste, mbi të cilat po kryhen veprimet procedurale sa u përket hetimeve pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.
Nevoja për një asistencë ndërkombëtare vjen në një kohë kur qeveria ka paralajmëruar se së shpejti do të përmbyllë refromën e drejtësisë si një ndër kushtet kryesore të BE për integrimin e Shqipërisë, por edhe në një kohë me paralajmërimin e Prokurorit të Përgjithshëm për një valë arrestimesh të zyrtarëve të lartë.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/prokurori-shqiptaro-amerikan-gjon-juncaj-do-te-asistoje-hetimet-e-zyrtareve-te-larte/