Delegacioni i Bashkimit Evropian në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë në qëndrimin e shprehur mbi raportin përfundimtar të OSBE-së mbi zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri, u bën thirrje partive politike të çojnë përpara reformën në drejtësi.
BE u kërkon palëve politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për të çuar përpara nismat e ndërmarra, duke e konsideruar reformën në sistemin gjyqësor si vendimtar.
?Pavarësisht përparimit në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin e kaluar, ai është ende i përhapur në shumë fusha duke përfshirë edhe gjyqësorin. Ky mbetet një problem veçanërisht serioz. Shqipëria duhet të intensifikojnë përpjekjet dhe të zbatojë strategjinë dhe veprimit antikorrupsion planin e vet të miratuar rishtazi?, thuhet në deklaratë.
Delegacioni i BE mbështet raportin e ambasadorit në Tiranë, Florian Raungin për zgjedhjet e fundit lokale dhe punën e tij të bërë në kryesimin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri. BE vlerëson punë e Prezencës së OSBE-së në Shqipërisë duke thënë se mirëpret fokusimin e saj në promovimin e demokratizimit, zbatimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut, përfshirë mbrojtjen e minoriteteve dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.
?Bashkimi Evropian i kërkon Prezencës së OSBE-së që të përdorë të gjitha kapacitetet e institucioneve të OSBE-së dhe të punojë ngushte dhe bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë relevantë në mënyrë që të optimizohet rezultati në kuadër të aspiratave të Shqipërisë për t?u integruar në BE?, thuhet në komunikatën e delegacionit të unionit. ?Në përfundim do të donim të falënderonim ambasadorin Raunig dhe stafin e tij për të punën me kualitet të lartë dhe bashkëpunimin ekselent operacional dhe politik.?
Një ditë më parë ishin SHBA të cilët mbështetën raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipërisë si dhe vlerësuan punë e ambasadorit, Florian Raunig. Lëvdatat e BE-së dhe SHBA-ve për punën e ambasadorit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë vjen në një kohë kur ndaj tij janë lëshuar akuza pas bërjes publike të një raporti të brendshëm pune të OSBE-së, ku rreth 30 deputetë të parlamentit shqiptarë cilësoheshin të lidhur me krimin.