Dekriminalizimi, PD prezanton dallimet mes draftit të saj dhe Qeverisë - Ora News

2015-09-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demorkatike në thelb e vlerëson të njëjtë draftin e Qeverisë me propozimin e tyre për dekriminalizimin, por sipas deputetit Oerd Bylykbashi, pikat dalluese nuk lejojne një spastrim real të administratës dhe politikës nga krimi. Demokratët u shprehën të gatshëm për të negociuar me Qeverinë për këtë ligj, por siç theksuan nuk mund të tolerojne devijime serioze nga qëllimi i ligjit.
Partia Demorkatike liston të paktën 8 ndryshime mes draftit të tyre për dekriminalizimin dhe draftit të Qeverisë.
Oerd Bylykbashi, kryetar i Komisionit të Dekriminalizimit tha se mazhoranca ka hequr ato pika, të cilat patrojnë seriozisht institucionet nga kriminelët.
Bylykbashi, thekson se Qeveria ia lë vullnetit të titullarit të institucionit, verifikimin e të dhënave për zyrtarët, ndërkohë që Partia Demorkatike në propozimin e saj në çdo rast ngarkon këto mekanizma të Prokuroisë së Përgjithshme.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/oerd-bylykbashi-prezanton-draftin-e-opozites-per-dekriminalizimin/

Free Traffic Exchange