Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bordi i Kullimit në Vlorë ka nisur marrjen e masave për të parandaluar përmbytjet si ato të janarit të këtij viti.
Investimet do të përqëndrohen në forcimin e argjinaturave të Vjosës në Mifol, por edhe atë të Selevecit, që parashikohet të ngrihet deri në lartësinë e 90 cm.
Apostol Qirko: Argjinatura e madhe e Selevecit që është rreth 7 km do rritet rreth 90 cm, duke e vënë në një zonë mbrojtëse në bazament për të mos e shkatërruar dallgët. Shumë shpejt fillon investimi?.
Investimi pritet te kapë vlerën e 350 mln lekëve të reja dhe parashikon ndërhyrje në stacionin e pompimit të Poros ku pritet të shtohen 2 pompa. Kjo do të shmangë ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve në fshatrat e Novoselës.
Sipas kreut të Bordit të Kullimit brenda 20 ditësh pritet ndërhyrje edhe në Selenicë në zonën e njohur si Bishti i Malit, që përmbytet çdo herë që lumi Vjosë del nga shtati.
Stacioni energjitik dhe Ujësjellësi i Selenicës u dëmtuan së tepërmi gjatë përmbytjeve të janarit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-350-mln-leke-per-forcimin-e-argjinaturave-te-vjoses-e-selevecit/