Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tatimet do t?i kërkojnë gjykatës nisjen e proçedurave të falimentit për 118 biznese të mëdha, ndërkohë që një vit më parë, kjo shifër ishte 90. Burime nga administrata tatimore shpjegojnë se më shumë sesa me përkeqësimin e situatës ekonomike në vend, shtimi i numrit të kompanive për faliment lidhet me evidentimin më të mirë të shifrave të fshehura të borxheve. Këtë vit, borxhi tatimor ka arritur vlerën e 90 miliard lekëve nga 72 miliard që ishte një vit më parë.
Administrata tatimore çon për faliment 118 kompani. Ndërkohë që një vit më parë, numri i bizneseve të derguara në gjykatë për nisjen e proçedurave të falimentit vlerësohej në 90.
Kjo është lista e kompanive për të cilat tatimet do t?i kërkojnë gjykatës nisjen e proçedurave të falimentit. Ato janë biznese të mëdha, me shtrirje në disa qytete të vendit.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpjegojnë se shtimi i numrit të kompanive për faliment më tepër sesa me përkeqësimin e situatës ekonomike në vend, lidhet me evidentimin më të mirë të shifrave të fshehura të borxheve.
Sipas tyre, është bërë një auditim i brendshëm i vlerës së borxhit dhe janë evidentuar detyrime të fshehura dhe të padeklaruara më parë.
Në bazë të ligjit të proçedurave tatimore, që administrata të kërkojë falimentin për një biznes, ai duhet të ketë 2 vjet statusin pasiv në QKR, çka do të thotë që detyrimet tatimore nuk mund të mblidhen; të ketë humbje të kapitaleve për 3 vjet; të mos ketë kryer veprimtari tregtare për një periudhë prej të paktën 2 vitesh dhe të ketë detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore prej të paktën 2 vitesh.
Zgjatja e proçedurave të falimentit për një kohë kaq të gjatë automatikisht rrit borxhin që këto subjekte kanë ndaj administratës, një detyrim që në momentin e parë që subjekti nuk ka ta paguajë, i njihet si borxh tatimor.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/shtohen-kompanite-e-falimentuara-kete-vit-118-raste-tatimet-i-cojne-ne-gjykate/