Meta vlerëson rolin e SHBA për dekriminalizimin, bashkëpunim OSBE për akuzat

2015-09-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, percolli sot disa deklarata të rëndësishme politike në lidhje me zhvillimet e nxehta politike, që nga qëndrimi i SHBA për influencat e krimit në politikë, akuzat e formulara ndaj tij në raportin e OSBE që ishte ndërtuar mbi deklaratat e botuara në media, apo dhe për qëndrimet e përfaqësuesit të partisë së tij në Komisionin e Dekriminalizimit, Spartak Braho. Ilir Meta çmoi mjaft të rëndësishëm rolin e SHBA në proçeset transformuese të vendit dhe i ofroi bashkëpunim OSBE-së për akuzat ndaj tij.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vlerësoi gjatë një komunikimi të posaçëm për mediat raportin e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, ku nënvizohej shqetësimi për ndikimin e krimit në politikën shqiptare.
Kryetari i partisë së dyte në qeverisje i vlerësoi SHBA partner startegjik dhe përkrahës të vyer në gjithë reformat demokratike në vend.
Meta: ?Padyshim që ne do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me SHBA, do të bashkëpunojmë edhe kur na mbështesin edhe kur na kritikojnë?.
Por kryeparlamentari Meta, ndan vlerësim krejt tjetër për raportin jozyrtar të përfaqësisë së OSBE-së në vendin tonë, që siç tha vetë Ambasadori bazohet në deklaratat mediatike.
Për herë të parë pas rrjedhjes së këtij raporti informal në media ku Meta thuhet se porositi dy vrasje në kohën kur mbante postin e zëvendës/Kryeministrit, kryetari i Kuvendit dha këtë përgjigje.
Meta: ?Jam i gatshëm të bashkëpunoj me OSBE siç ka ndodhur dhe në të kaluarën për gjithçka serioze me të cilën angazhohet OSBE. Sa i takon thashethemeve mendoj që ka shumë njerëz që kanë kohë për tu marrë me thashetheme, unë jam një politikan që asnjëherë nuk kam pasur kohë. Sa i takon karagjozllëkut në fjalë, Ambasadori ka kërkuar falje, nuk mendoj se ja vlen të merremi me këtë çështje?.
Zoti.Meta komentoi dhe dy ligjet për dekriminalizmin që ndodhen në tryezën e Komisionit të Posaçëm për këtë çështje, atë të PD-së dhe Qeverisë për të cilat tha se në në thelb kanë përputhshmëri të lartë.
Për diferencat, Meta sugjeroi se mund të gjendet konsensus me ndihmën dhe të ekspertëve ndërkombëtarë.
Por Kryetari i Kuvendit iu referua përballë medias edhe deklaratës së fortë të njërit prej eksponentëve të partisë së tij në Komsionin e Dekriminalizimit.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-vlereson-rolin-e-shba-per-dekriminalizimin-bashkepunim-osbe-per-akuzat/