Krujë, procedohet ish-kryetari i Bashkisë për shpërdorim detyre

2015-09-18 2

KRUJË- Bashkia e Krujës ka bërë pagesën ndaj një firme private ndërtimi e kontraktuar për ndërtimin e një objekti financim (i Ministrisë sw Brëndshme), i cili në fakt nuk kishte përfunduar.

Duke marrë shkas nga kjo sektori i krimit ekonomik në policinë e Durrësit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për ish kreun e bashkisë së Krujës Shkelzën Hoxha.
Procedim penal po në gjendje të lirë ka nisur edhe ndaj shtetasve, Indrit Fida, 28 vjec ish punonjës bashkie dhe Xhuma Roshi.

Sipas policisë drejtuesit aktualë të Bashkisë Krujë, si përfaqësues të grupit të marrjes në dorëzim të një objekti, (investim i Ministrisë së Punëve të Brendshme), konstatuan se nuk janë zbatuar procedurat dhe kriteret teknike të punimeve.

Nga verifikimet e kryera në datë 24.06.2015, objekti rezultoi i papërfunduar dhe shuma prej 2.0516.356 lekësh i është kaluar në llogari firmës, duke shkelur kontratën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ?Shpërdorimi i detyrës? dhe ?Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti?

Free Traffic Exchange