TIRANE - Një tjetër kritikë ndaj sistemit tonë të drejtësisë është lëshuar nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, kryediplomati i cili thuajse në cdo deklaratë të tij flet për besimin e humbur të shqiptarëve në vënien e drejtësisë. Lu e argumenton këtë situatë me faktin se për të marrë drejtësi në Shqipëri duhet më parë të paguash.
?E dimë që populli shqiptar sot nuk i beson sistemit të tij të drejtësisë. Kemi kaluar muaj të tëre duke folur për gjykatës e prokurorë të korruptuar dhe të paaftë dhe për një sistem ku duhet të paguash para për të marrë drejtësi. Jemi sot këtu për të folur për njerëzit që po punojnë në heshtje për ta ndryshuar këtë sistem, për ta bërë më të vështirë kërkimin e ryshfetit, për të publikuar emrat e zyrtarëve të korruptuar dhe për të edukuar gjykatësit , avokatët apo prokurorët mbi standardet ndërkombëtare. Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë për ta pastruar sistemin e saj të drejtësisë?, - u shpreh kryediplomati amerikan në vendin tonë.
Lu tha se mbështet reformën gjithpërfshirë në drejtësi, ndërsa evidentoi kontributin që USAID ka thënë për drejtësinë shqiptare.
?Në 5 vite USAID ka dhënë 10 milionë dollarë për drejtësinë. 5 vite më parë një çështje donte 9 seanca, sot duhen 3?, - tha Lu.
Këto deklarata Lu i bëri gjatë aktivitetit për prezantimin e fazës përfundimtare per sistemin audio ne gjykata.