Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shënohet aksidenti i dytë brenda ditës në rrugët e Lushnjes. Katër pjestarë të një familje nga Berati janë aksidentuar rëndë pasditen e sotme ne segmentin rrugor Pluk-Saver, si pasojë e daljes së automjetit nga rruga për shkak të shpejtësisë.
Të plagosurit janë bashkëshortët Paqësor dhe Dashuri Cani, djali i tyre Xhevair Cani dhe bashkëshortja e tij, Emarta Periglini, shtetase italiane.
Automjeti tip Opel Korsa është përplasur me një shtyllë elektrike buzë rrugës, ndërsa banorët e zonës njoftuan ambulancën dhe të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/aksidentohet-familja-ne-lushnje-kater-te-plagosur-nje-rende-tek-trauma/