Rreth 150 tregtarë të tregut industrialë dhe ambulantë të ndryshëm kanë protestuar para degës së tatimeve në Elbasan pasi janë përballur një ditë më parë me aksionin e tatimoreve kundër informalitetit.
Një përfaqësi e tregtarëve është pritur nga drejtori i tatimeve dhe kanë marrë përgjigje se duhet të regjistrohen si biznes ambulant me NIPT dhe me fatura tatimore nëpërmjet një ekonomisteje.
Edhe pse i është komunikuar se nuk do të kenë kasë fiskale sërish tregëtarët shprehen të pakënaqur.
Edhe në Kukës, aksioni kundër informalitetit ka shqetësuar tregtarët e vegjël të tregut të qytetit.
Sipas tyre aksioni po i dërgon drejt falimentit, ndërsa i bëjnë thirrje bashkisë që të kthejë sytë nga kjo kategori.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Dibër dhe Shkodër.