Bankers nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Bashkinë Roskovec

2015-09-17 4

Bankers ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Bashkinë e Roskovecit, për studimin e fizibilitetit për hartimin e projektit e furnizimit me ujë, për të gjithë banorët e Marinzës.

Ky memorandum mirëkuptimi është i pari i një serie të Partneritetit Publiko-Privat që Bankers shpreson ta çojë përpara këtë partneritet me njësitë vendore në të cilat kompania operon, si pjesë e angazhimit të saj për një zhvillim të qëndrueshëm.

Qëllimi i Bankers është të jetë partner me njësitë vendore, për të ndihmuar në financimin shumë të nevojshëm të studimeve të fizibilitetit për mirëqenien sociale dhe projektet e infrastrukturës në komunitetet ku ne operojmë.

Bankers ka paguar rreth 510 milion dollarë taksa për gjatë 10 viteve të fundit që operon në Shqipëri, ku përfshin mbi 230 milionë dollarë rentë minerare. Njësitë vendore që ndodhen brenda zonës së operacioneve në fushën e naftës, kanë të drejtë kontraktuale të përfitojnë një pjesë të këtyre dollarëve, për t?i shpenzuar në përmirësimin e jetës së familjeve që jetojnë brenda kësaj zone. Sapo studimet e fizibilitetit të kenë përfunduar, njësitë vendore mund të përdorin pjesën e tyre nga taksa e rentës minerare që Bankers i ka paguar shtetit, për të ndihmuar në financimin e këtyre projekteve shumë të nevojshme dhe për të rritur ndikimin pozitiv të operacioneve të naftës brenda këtyre komuniteteve.

Memorandumi do të nënshkruhet në emër të kompanisë nga Z. Mark Hodgson, Zv. President i Bankers dhe Zj. Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec, në mjediset e Bashkisë. Të dy palët bien dakord që të angazhojnë një ekspert si palë të tretë, për hartimin dhe zhvillimin e këtij projekti të përbashkët të furnizimit me ujë në Marinëz, i cili synon të përmirësojë cilësinë e jetës për banorët e këtij fshati.

Projekti i studimit të fizibilitetit pritet të hartohet në dy muajt e ardhshëm dhe pas aprovimit, do të fillojnë më pas punimet për realizimin e tij. Me këtë investim banorët e Marinzës do të kenë furnizim me ujë të rrjedhshëm në shtëpitë e tyre.

Furnizimi me ujë ka qenë gjithmonë një problematikë dhe një shqetësim për 600 familjet e Marinzës. Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm i Bankers në zonën e Marinzës, kompania është e angazhuar të mbështesë këtë projekt, si në fazën e fizibilitetit ashtu edhe në fazën e zbatimit të projektit.

Bankers dëshiron të falënderojë Kryetaren e Bashkisë Zj. Bufi për përkushtimin e saj ndaj Marinzës dhe punën e saj të vazhdueshme së bashku me Bankers, për ta bërë këtë si i pari Partneritet Publiko-Privat të suksesshëm në rajon.

Bankers përpiqet të jetë një fqinj i mirë për komunitetin ku operon. Gjatë dekadës së fundit, Bankers ka investuar mbi 74 milionë dollarë në projekte mjedisore dhe sociale për përmirësimin e jetës së komunitetit dhe të mjedisit. Këto investime të Bankers janë ndër të parat në Shqipëri, të tilla si ndërtimi i një njësie të trajtimit të mbetjeve dhe menaxhimi i gropave të mbetjeve të naftës, rehabilitimi i 887 ven...