Komisioni për dekriminalizimin del 'jashtë loje' Rama: Jo shpikje SHQUPI

2015-09-17 3

TIRANË - Qeveria ka ?nxjerrë jasht loje? komisionin e posaçëm që u ngrit falë marrëveshjes me konsensus politik të dhjetorit të 2014-ës, duke e propozuar vet projektligjin për dekriminalizimin. Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë kur pohoi se me apo pa opozitën ky draft do të miratohet por nga ana tjetër ai nuk ja mbylli derën Partisë Demokratike për të sjellë propozimet e saj...Nga ana tjeter opozita nuk tërhiqet nga kërkesa e saj që edhe testi i drogës të jetë kriter për kandidimin në funksione publike, cka eshte nje pike qe i ndan palet, pasi nuk eshte pjese e Ligjit italian "Severino" ku eshte bzuar drafti i mazhorances.

....
Kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca është e vendosur për të ecur para me procesin e dekriminalizimit, edhe nëse opozita do të kundështojë projektligjin e qeverisë duke mos u bërë pjesë. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se shumica qeverisëse është e gatshme të pranojë propozime të demokratëve për t?iu bashkangjitur projektligjit, por se nuk mund të pranojë asnjë ?shpikje SHQUP-i? siç kryeministri ju referua disa pikave në projektligjin që opozita ka dorëzuar më herët në Kuvend. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë tha se Komisioni i posaçëm parlamentar i ngritur për procesin e dekriminalizimit në politikë dhe administratën publike, është tashmë i panevojshëm, pasi të dyja palët politike kanë hartuar draftet e tyre.

?Doni projektin? E keni variantin tuaj, keni edhe variantin tonë. Merrini përputhini sit ë doni dhe jemi gati ta votojmë, vetëm shpikje SHQUPI jo. Ju ja ka ngelë kocka e fundit e skeletit të asaj partie atëherë dhe ju flisni me gjuhën e kockës. Unë po ju them nëse doni ligjin, ligji është plotësisht i bëshëm nëse e keni seriozisht, dhe konsensusi plotësisht i realizueshëm, doni dhe autorësinë? Le ta marrë Oerdi, edhe nga unë si kryetar i PS e ke mandatin, mere bëje ligjin si e do ti, por pa shkelur atë parim: Kriminelët i përcakton gjykata?, tha Rama.

Ndonëse marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës për të bërë dekriminalizimin e politikës bashkarish ishte ?bekuar? edhe nga ndërkombëtarët, kryeministri Edi Rama u dërgoi atyre sërisht një mesazh.

?Këtë punën e ndërkombëtarëve, për ju jo për mua, mos e përmendni shumë, ky është parlamenti i shqiptarëve, nuk është i ndërkombëtarëve. Unë jam kryeministri i kësaj qeverie, nuk jam as i dërguar i OKB, as ambasador i ndonjë shteti tjetër. Çfarë bëjmë e bëjmë sepse ashtu besojmë dhe ashtu mendojmë, dhe çfarë besojmë ndryshe nga partnerët, dhe nga ju që ju kemi më shumë miq se ta, e besojmë dhe mendojmë ndryshe, dhe nuk e bëjmë?, tha Rama.

Por opozita ka një tjetër arsye pse qeveria ka sjellë këtë projektligj që sipas PD, ka shkelur konsensusin e arritur në dhjetor.