Rama në Kuvend : Opozita kope me 30 dele e çoban të raskapitur - Ora News- Lajmi i fundit

2015-09-17 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në seancën e sotme në Kuvend ku diskutohej dekreti i presidentit për kthimin e ligjit për arsimin e lartë, si çdo herë debatet kanë vijuar jashtë rendit të ditës.
Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa thumbuar opozitën duke e quajtur një kope delesh me një çoban të rraskapitur
Edi Rama: ?Njerëzit nuk janë kriminelë se vendosni ju e sa më shumë të bëheni pjesë e moralit suprem aq më shumë qesharakë bëheni se zgjedhjet nuk kanë dy vjet, dy muaj kanë këto të dytat. E nuk është se shqiptarët, se flisni në emër të shqiptarëve, por puna është se pas 2 vitesh shqiptarët nuk përtuan tu japin të njëjtën sasi shpullash që ju dhanë dy vjet më parë. Tani kjo nuk ju bën të reflektoni ndopak! Ju bën të kuptoni se shqiptarët nuk mund ti trajtoni si kope, se keni dhe çobanin të raskapitur fare që nuk rri dot në këmbë, jo më të mbajë kopenë nga prapa. Keni ngelur 30 dele të gjitha bashkë. Të paktën një nivel inteligjence minimale ia detyroni këtij parlamenti se e keni bërë zhele fare raportin me arsyen


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-opozita-kope-me-30-dele-e-coban-te-rraskapitur/

Free Traffic Exchange